Emiratet e Bashkuara Arabe po ushtrojnë presion të madh mbi kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, për shkak të vendimit që pritet të merret në ishull për shkeljet financiare që ka bërë Manchester City. Sipas medieve britanike Emiratet e Bashkuara kanë kërcënuar Andy Burnham se në rast se do të ketë dënim të rëndë për City-n për shkeljet financiare atëherë pasojat do të jenë të rënda për Anglinë, e cila do të privohet prej fondeve që vijnë nga Lindja e Mesme.
Konkretisht emirët e shteteve në fjalë kanë bërë me dije se do të tërheqin miliarda paund, të cilat janë projektuar për investimet në koridorin “Oxford–Cambridge”. Pronari i City-t, Sheiku Mansour, është zëvendëskryeministër dhe nënkryetar i Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërsa vëllai i tij, Mohamed bin Zayed Al Nahyan (MBZ), mban postin drejtues. Shefi i City-t, Khaldoon Al Mubarak, është njëkohësisht shefi ekzekutiv dhe drejtori menaxhues i Mubadala-s, njërit prej fondeve sovrane të pasurisë së Abu Dabit, të cilin e drejton gjithashtu Mansour.

