Serhio Aguero gëzon trajnerin Pep Guardiola. Sulmuesi argjentinas i Mançester Sitit duket se është riaftësuar në kohë dhe pritet të jetë në dispozicion të teknikut katalanas për ndeshjen me Napolin në Ligën e kampioneve.
Vetëm përpara dy javës, Aguero pësoi një aksident rrugor në Amsterdam teksa ishte duke u kthyer me taksi nga një concert i këngëtarit Maluma, një incident ku ai rezultoi me thyerje brinjësh. Riaftësimi i sulmuesit 29 vjecar ishte shumë i shpejtë dhe ndonëse nuk është ende në 100% të formës së tij, në mbrëmjen e së martës ai do të jetë në fushën e lojës për t’i shkaktuar ndonjë dëm Napolit të Mauricio Sarrit.
Sfidanti.al