Federata Franceze shpërblen Deshampsin; i ofron rinovimin deri në 2020

Pas kualifikimit direkt për në fazën finale të Botërorit të Rusisë, Federata Franceze e futbollit duket se ka vendosur të shpërblejë Didier Deshamps, po si? Sipas asaj që publikohet tek e përditshmja franceze ‘L’Equipe’, drejtuesit e futbollit në vendin tranasalpin po mendojnë t’i ofrojnë teknikut të ‘Gjelave’ një kontratë të re. Kontrata aktuale e Deshamps skadon në vitin 2018, por ideja në Federatën Franceze të Futbollit është që t’ia zgjasin atë edhe për 2 vjet të tjerë deri në vitin 2020 kur ështtë edhe edicioni i radhës i kampionatit Evropian. Franca e siguroi përfundimisht pjesëmarrjen në botërorin e Rusisë në ndeshjen e fundit të eliminatoreve teksa mundi Bjellorusinë 2-1 duke siguruar vendin e parë në Grupin A të eliminatoreve.

Sfidanti.al