Me golin e shënuar në Etihad ndaj Liverpoolit, Sergio Aguero jo vetëm hapi rrugën e fitores së thellë për Manchester City, por vendosi edhe një rekord të ri. Sulmuesi argjentinas tashmë është në kuotën e 124 golave duke u bërë shënuesi më i mirë joevropian i Premier League për të lënë pas DWight Yorke me 123 gola, ndërkohë që në vendin e tretë gjendet Didier Drogba me 104 gola. Dhe jo vetëm kaq, Aguero është shënuesi i gjashtë i huaj më i mirë për kampionatin anglez të futbollit. Kjo renditje e dytë kryesohet nga Henry me 175 gola i ndjekur nga Van Persie me 144 e Hasselbaink me 127 gola.
sfidanti.al