Nga rekordmeni Aguero, tek rekordmeni Bruk, “vite drite” larg!

Në festën e Pep Guardiolës nuk mbetet askush jashtë. “Salla e dasmës” është e madhe dhe aty mund të rrinë lirshëm të gjithë yjet e Mançester Sitit. Për momentin, më i lavdëruari Kun Aguero. Argjentinasi shënoi golin numër 177 me fanelën e klubit, pas një penalltie të diskutueshme, në fitoren 3-0 ndaj Bërnlit, dhe rekordi i Erik Brukut më në fund u barazua pas 78 vitesh. Bruk shënoi 177 herë në 494 ndeshje për “qytetarët”, ndërsa Agueros iu deshën shumë më pak, vetëm 262.

Karriera e Brukut u ndërpre një herë e mirë nga një aksident i rëndë në 1939, ndërsa karriera e Agueros u ndërpre vetëm 3 javë pas aksidentit në Amsterdam ku iu thye një brinjë. Në të njëjtën portë ai shënoi golin e parë për Sitin 6 vjet më parë, në 15 gusht 2011 kur hyri si zëvendësues ndaj Suonsit.

Argjentinasi dhe anglezi Bruk kanë një gjë të përbashkët, të dy nga familje të thjeshta dhe të varfra, por pas kësaj krahasimi nuk ekziston më. Bruk ishte djali I një minatory në Jorkshajër, shkoi tek Siti për 6 000 paund stërlina, dhe natyrisht nuk fitoi rroga të mëdha. Pasi e la karrierën ai punoi një bar-lokal, u bë shofer autobusi dhe drejtoi edhe vinça, derisa vdiq në mënyrë të parakohëshme në moshën 57-vjeçare. Aguero, nga getot e Buenos Airesit u kthye në një nga milionerët më të paguar të futbollit.

Sfidanti.al