Sa herë që ndonjë nga drejtuesit e Barcelonës shkon në Madrid, ai ndiqet me vëmendje nga media, për më tepër që, kësaj here, një nga ata, Robert Fernandez, u pa në “Santiago Bernabe”. Shumëkush u habit, kur, në ndeshjen e fundit të Ligës së Kampioneve mes Realit dhe Totenhemit, në një nga llozhat e stadiumit madridas u vu re drejtori sportiv i Barcelonës, Fernandez. Mediumet spanjollë shkruajnë se ai kishte ardhur që të ndiqte lojën e futbollistëve që, prej disa kohësh, janë në shenjëstër të klubit katalonjas, Hari Kein dhe Kristian Eriksen.
Keini, sikurse dihet, ndodhet në një formë të shkëlqyer, duke u bërë, tani për tani, një nga sulmuesit me të mirë në botë. Lojën e ti j po e ndjek edhe Reali i Madridit që është gati ta hapë mirë “qesen” e vet dhe të paguajë 150 milionë euro për të në sezonin e ardhshëm veror të transferimeve, kështu që pritet një konkurrencë e fortë se cili nga këta të dy klube do t’i sigurojë shërbimet e tij, vetkuptohet, nëse Totenhemi vendos që ta shesë atë.
Sfidanti.al