Mark Markez hipotekon titullin botëror në MotoGP. Piloti spanjoll triumfoi në garën e radhës në Australi duke krijuar një avantazh prej 33 pikësh me Andrea doviciozo në klasifikimin e përgjithshëm. Menjëherë pas tij u rendit Rosi I cili u rikthye në podium pas 52 ditësh, me italianin e jamahës që la pas Vinjales dhe Zarko.
Gara filloi mjaft mirë për Miller, i cili mori kryesimin e garës. Por pas gjashtë xhirosh ai e dorëzoi vendin e parë te Zarko e Rosi të cilët u alternuan me njëri-tjetrin ndërkohë që pas tyre ishte edhe një grup prej 7-8 pilotësh. Kur kishin mbetur 4 xhiro nga fundi i garës hyri në skenë Markez cili mori kryesimin e garës për ta ruajtur atë me mjeshtëri deri në fundin e saj. Pas tij iu shfahq dueli për dy vendet e mbetura në podium mes Rosit, Vinjales dhe Zarkosë, me 9 herë kampionin e botës që mori maksimumin duke lënë pas shokun e tij të skuadrës, Vinjales ndërkohë që Zarko u kënaq me vendin e katërt. Vendi i pestë për Kal Kraçlou, ndërkohë që Dukati zhgënjeu tatoalisht. Andrea Doviciozo nuk shkoi më shumë se vendi i 13, ndërkohë që shoku i tij i skuadrës Horhe Lorenco u pozicionua në vendin e 15.
Sfidanti.al