Kapiteni i Dinamos, Domagoj Vida, sikur e kishte goditur Tajsoni!

Kapiteni i Dinamo Kievit, Domagoj Vida, në ndeshjen e fundit kundër ekipit zviceran të Jang Bojsave, u dëmtua rëndë në kokë, kështu që ai nuk do të ketë mundësi që të luajë në derbin e kampionatit ukrainas mes Dinamos së mësipërme dhe Shahtjorit të Donjeckut.

Vida, në një duel të fortë me lojtarin Nikolas Ngamaleu të Jang Bojsave e dëmtoi kokën aq rëndë, sa pati nevojë për 10 qepje, por, sidoqoftë, nuk pati ndonjë tronditje në tru. Mjeku i Dinamos, Leonid Mironov, vuri në dukje se dëmtime të tillë që kanë nevojë për aq shumë qepje, zakonisht, i pësojnë boksierët në ring.

Sfidanti.al