Higuain ende jashtë Argjentinës, Sampaoli: Do bëjmë vlerësimet tona.

Gonzalo Higuain nuk po arrin ende të gjejë një vend në përfaqësuesen e Argjentinës. Trajneri I bardhekaltërve Horhe Sampaoli e ka lënë jashtë skuadrë sulmuesin e Juventusit edhe për sfidën miqësore të 9 nëntorit që nënkampionët e Botës do të luajnë me Rusinë gjë që rrit akoma më shumë dyshimet për praninë e tij edhe për Botërorin e 2018 edhe pse teorikisht Sampaoli ia ka lënë hapur dyert e kombëtares.

‘E kam në konsideratë Higuain dhe e di se cfarë përfaqëson-tha Sampaoli-por na takon ne të bëjmë vlerësimet tona nëse do ta marrim në Botëror apo jo. Është një futbollist I elitës së futbollit dhe mua nuk më duhet që ta provoj’

Për sfidën me Rusinë, Sampaoli preferoi që të ketë në dispozicion Aguero, Dibalën, Mesin e Di Marian. Në të njëjtën kohë ë listën e të gru,mbulluarve janë edhe Bilja, Peroti e Papu Gomes.

Sfidanti.al