Në festën e Pep Guardiolës nuk mbetet askush jashtë. “Salla e dasmës” është e madhe dhe aty mund të rrinë lirshëm të gjithë yjet e Mançester Sitit. Për momentin, më i lavdëruari Kun Aguero. Argjentinasi shënoi golin numër 177 me fanelën e klubit, pas një penalltie të diskutueshme, në fitoren 3-0 ndaj Bërnlit, dhe rekordi