Konte kritikon Agueron dhe Bakajokon: Janë burra, nuk janë fëmijë!

Antonio Konte, vetë, ka qenë një futbollist shumë i përgjegjshëm, dhe dëshiron që edhe lojtarët e sotëm të jenë gjithashtu të tillë. Trajneri i Çelsit nuk ka mbetur aspak i kënaqur me ndodhitë e ditëve të fundit, me Kun Agueron që u dëmtua seriozisht në një aksident me makinë dhe Tiemue Bakajokon që shpëtoi mirë, veçse që edhe ai u përplas me makinë.

“Unë kam dëshirë që t’u jap përgjegjësi lojtarëve të mi, – tha Konte, – ata janë burra, nuk janë fëmijë. Duhet të jenë ata vetë që të vendosin se cila është gjëja e duhur për të bërë kur ke ditë pushimi, sidomos kur je përpara ndeshjeve. Duhet bërë gjëja e duhur për vete, dhe për skuadrën. Shpresoj që Aguero të shërohet shpejt, por kur ndodhin aksidente të tilla, nuk është gjë e mirë”.

Aguero ishte në Amsterdam për të ndjekur një koncert dhe ishte pasagjer në taksi, kur makina u përplas me një shtyllë, dhe ai theu një brinjë. Kjo do të bëjë që të mungojë në ndeshjen e Mançester Sitit ndaj Çelsit.

Sfidanti.al