Kë të qajmë më parë..moj nëne ! Skemën e kampionatit, Tiranën që bëhet për mëshirë deri në javën e fundit apo titullin kampion, ku një natë budallaqe vlen më shumë se sa një vit i tërë! Ka humbur Tirana edhe ndeshjen e jetës me Teutën dhe tani nuk mund të qahet përnjë kurth flagrant nga armiqtë e jashtëm, sepse u bë më i rrezikshëm dhe armiku i brendshëm. Se sa i vërtetë paska qënë Derbi me Partizanin, mund ta marrësh leksionin edhe nga ndeshja e jetës, kjo me Teutën. Aty ku ndodhi haleluja: bardheblutë, sipas trajnerit Shkëmbi, zbulonin se në fytyrat e tyre diçka nuk shkonte…
Hajde gjeje në fund të kampionatit , tamam para “arkivolit”, nëse Tirana u vetëvra këtë sezon apo e vranë nga jashtë dhe iu futën edhe nga brënda?! Në një futboll te tollovitur keqazi, ku misioni “bacë u kry” ka qënë largimi i tifozëve nga stadiumet, rënia e Tiranës nga Superliga është brënda logjikës së skenaristit…
Sfidanti.al