Spektakël me shumicë ne Superiore, ( më mirë pa tifozë!)

Sa më pak tifozë në stadiume, aq më shumë spektakël! Ndyshe nga e gjithë bota e futbollit, futbolli shqiptar ka gjetur “parajsën”, edhe në këtë sezon ku çdo ndeshje që luhet ka të garantuar spektaklin U tha spektakël për ndeshjen e  mesditës Laçi-Erzeni, plot gola dhe ngjarje. Por , ajo që do të ndodhte në “derbin’ Tirana – Dinamo  do ta shtynte edhe më lart stekën e spektaklit.

Të gjitha i kishte ndeshja Tirana-“Dinamo Siti”, gola,  penallti, kokulisje me VAR, përmbysje, por vetëm një gjë e vogël i mungonte ndeshjes: nuk kishte tifozë! Tani që nuk kemi tifozë kemi më shumë spektakël, kur tifozët ishin në stadiume nuk binin kaq fort tam tamet e spektaklit.  E kemi “vrarë” prej kohësh futbollistin numër 12 siç quhej publiku, por kemi fituar numrin 1 ..spektaklin! Dëgjoni komentatorët e Superiores se çfarë “magjirash” thonë për ndeshjet tona  dhe pastaj hadje shiko Premier Ligë apo Seria A…

Sfidanti.al