Gjithë kjo tollovi për ndeshjen me Serbinë, vetëm për një barazim pa gola dhe pa shumë gjurmë. Tani do të themi se na shpëtuan për 11-metra serbët sepse po të kishim shënuar penalltinë e Manaj , sot do të ishim në qiellin e shtatë. Sidoqoftë, edhe barazimi do të shitet si fitore. E nisi i pari Silvinjo që na ushqen sistematkkisht me eufori kur thotë se është krenar për futbollistët e tij. Gjeni një ndeshje kur trajneri Silvinjo nuk është vetshpallur krenar.
Këto ndeshjet me Serbinë, sikur ta nxjerrin me zor nje urim : mos ardhshin më ! Sepse nuk ia vlen trazimi kaq i madh i jetës, për një “punë topi”. Po ç‘ishte kjo ndeshja që pamë? Dukej si vazhdim i “politikës” edhe vetë loja, sepse trajnerët “diplomat” e mbarsën lojën plot me taktikë dhe me ..frikë . Një ndeshje që nuk duhet të kishte humbës- dukej sikur ishte porosia dy paleshe. Se nuk ishte thjesht futboll, nuk luhej vetëm për 3 pikë. Ndaj edhe stadiumi nuk ishte autokton i futbollit, por u shpik një tifozeri “speciale” , më shumë administrative se kurrë ndonjëherë…
Sfidanti.al