Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, po kalon një formë mjaft të mirë në Major League Soccer, duke shënuar golin e tij të dytë radhazi në kampionat me fanellën e Austin FC.
Në sfidën ndaj St. Louis City, beratasi ishte protagonist në minutën e 81-të, kur vulosi fitoren për skuadrën e tij me një finalizim të saktë dhe të ftohtë. Goli erdhi pas një kundërsulmi të shpejtë dhe të organizuar në mënyrë perfekte, i cili nisi nga portieri i Austin dhe u zhvillua me ritëm të lartë deri në zonën kundërshtare. Brenda zonës, Uzuni u pozicionua në mënyrë ideale dhe me një goditje të majtë mposhti portierin kundërshtar, duke i dhënë fund çdo shprese për St. Louis City. Ky gol i rëndësishëm jo vetëm që siguroi tri pikë për Austin, por edhe konfirmoi momentin pozitiv të sulmuesit shqiptar në kampionat. Falë kësaj fitoreje, Austin ngjitet në vendin e 11-të në renditje, duke grumbulluar 13 pikë pas 11 javësh të luajtura.
sfidanti.al

