Në një stadium me rreth 20,427 tifozë të pranishëm, është mbyllur në barazim pa gola sfida shumëpritur Shqipëri–Serbi, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2026. Kombëtarja jonë zhvilloi një lojë pozitive me disa raste për gol, ku momenti kulminant ishte penalltia e fituar nga Hysaj në minutën e fundit të pjesës së parë, por e cila u shpërdorua nga sulmuesi Rey Manaj, pasi portieri serb priti gjuajtjen e tij. Edhe në pjesën e dytë, Shqipëria ruajti një lojë të mirë dhe konstante, por nuk arriti të shënojë, duke mbyllur pa gola derbin e Ballkanit, i cili u luajt në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë. Me këtë rezultat, Shqipëria renditet e dyta në Grupin K me 4 pikë, ndërsa grupi kryesohet nga Anglia me 9 pikë. Në vendin e tretë ndodhet Letonia me 3 pikë, Serbia me 1 pikë, dhe Andorra pa pikë.
sfidanti.al