Dikur u hapën  portat e Ambasadave, tani..portat e Superligës!

Takohen dy tifozë  futbolli, nga ata që çmohen si  të mbijetuarit e stadiumeve.  Biseda e tyre, është bërë para se të luheshin ndeshjet e “qametit “, sic quhet java qe shkoi,  vlen si një himn  për përmbytjen me pazare të Superliges..

  • Të mbahet mend kur u hapën portat e Ambasadave?
  • Si sot e mbaj mend – iu përgjigj shoku i tij.
  • Nesër do të hapen portat e Superligës..!
  • Dhe cili do të futet në ato porta? – pyeti me habi tjetri.
  • Atëherë në Ambasada u futën hallexhinjtë, këtë herë në portat e Superligës do të futen golat e..hallexhinjve!
  • Po sikur t’i  diktojnë nga lart..?
  • Kanë marrë leje, madje edhe në ..Kinë ka shkuar lajmi.
  • Ç‘ne Kina me ndeshjet tona. Ata kanë mbytur gjithë botën me lloj lloj malli..
  • Epo merre vesh prej meje.Kina ka mbytur botën , por ne me mallin tone qe quhet futboll  … e “mbysim” Kinën!

 

Sfidanti.al