Situata mes francezëve PSG dhe “yllit” të tyre, Kiljan Mbape, nuk është çtensionuar ende e për këtë aryse bordi i i “parisienëve” e ka nxjerrë në shitje 24-vjeçarin, teksa kërkojnë të paktën 180 milionë euro për kartonin e tij, aq sa paguan “rivalët” e Monako, në verën e vitit 2018 për të siguruar shërbimet e ish-kampionit të botës.
Për Mbape prej kohësh tashmë interesohen “galaktikët” e Real Madrid, të cilët janë dhe zgjedhja e preferuar e francezit, mirëpo duke parë situatën mes PSG dhe “yllit” të “gjelave”, klube të tjera kanë hyrë në garë për të. Ndër këto klube janë dhe “blutë” e Çelsit, të cilët, sipas raportimeve më të fundit nga mediat britanike, janë të gatshëm të ofrojnë një shumë të majme parash, si dhe të ofrojnë një lojtar, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur, për shërbimet e 24-vjeçarit. Megjithatë, pavarësisht interesimit të “bluve”, Çelsi duket një opsion disi i “pamundur” për Mbappe, të paktën për momentin, teksa kujtojmë se londinezët nuk arritën të siguronin një vend për garat evropian sezonin e ardhshëm, duke vështirësuar edhe më shumë përfundmin e këtij “operacioni”.
sfidanti.al