Prej vetëm 1 sezon te “bardhezinjtë” e Juventus, qendërmbrojtësi brazilian, Bremer arriti të mahnisë jo pak tifozët, por dhe klube të shumta evropiane, me Aston Vila e Tottenhem, që kërkojnë me ngulm shërbimet e 26-vjeçarit. Mirëpo, me anë të një interviste, me prestigjiozen italiane, “La Gazzetta dello Sport”, Bremer është shprehur se pavarësisht interesimit dhe prestigjit që ka Premier Liga, sërish ka vendosur t’i qëndrojë besnik “bardhezinjve”, teksa i konsideron këta të fundit, si më të mirët në Itali.
“Premier Liga është një ligë e rëndësishme, por unë dua të qëndroj te Juve, e cila është më e mira në Itali. Dua të bëj mirë këtu, nuk e dimë kurrë të ardhmen, por tani po mendoj vetëm të qëndroj te Juventus”,- është shprehur Bremer gjatë intervistës.
sfidanti.al