Me krahun e djathtë të mbrojtjes, që nuk ofron atë cilësinë e dikurshme, “katalanasit” e Barcelona tashmë janë të vendosur të afrojnë portugezin e Mançester Siti, Zhoao Kanselo në “Kamp Nou”, gjatë kësaj merkatoje vere.
“Blaugranat” planifikojnë të shpenzojnë një pjesë të të ardhurave nga shitja e Dembele te PSG për kartonin e “luzitanit” 29-vjeçar. Mirëpo, Kanselo nuk është i vetmi opsion për krahun e djathtë të mbrojtjes, pasi në rast se negociatat për portugezin dështojnë, atëherë Barcelona do të përpiqet të nënshkruajë me një tjetër mbrojtës, ku një ndër opsionet është dhe talenti i Real Vajadolid, Ivan Fresneda.
sfidanti.al