Pas largimit nga futbolli i luajtur të “yjeve” Zlatan Ibrahimoviç, Joakin e David Silva, tashmë një tjetër “legjendë” e futbollit evropian e kryesisht atij në La Liga i ka dhënë “lamtumirën” futbollit të luajtur. Bëhet fjalë, për ish-qendërmbrojtësin e Aletiko Madrid, Inter, Vijareal e Kaljari, Diego Godin, me uruguajanin, i cili të dielën mbrëma ka zhvilluar përballjen e fundit e karrierës së tij si futbollist profesionit, me skuadrën e tij, Velez Sarsfild që u përball me rivalët e Hurakan.
Me një karrierë të pasur me plot arritje, Godin ka arritur të zhvillojë plot 626 përballje në karrierën e tij, ku ka arritë të shënojë plot 38 gola e të dhurojë 23 asistime, si dhe ka arritur të fitojë 3 herë Superkupën e Evropës, 2 herë Europa Ligën, 1 trofe të La Liga, 1 Kupë Mbreti, 1 Superkupë të Spanjës, 1 Superkupë të Brazilit dhe Kupën e Amerikës me kombëtaren e Uruguajit. Ndërkaq, kujtojmë se pas largimit nga futbolli evropian në janarin e vitit 2022, ku u transferua te brazilianët e Aletiko Mineiro, 37-vjeçari qëndroi vetëm 6 muaj në elitën e futbollit brazilian për t’u transferuar më pas tek argjentinasit e Velez Sarsfild, aty ku mbylli dhe karrierën e tij.
sfidanti.al