Arabët në “garë” me Junajtid, klubet kërkojnë shërbimet e Amrabat

Pas nënshkrimit me një sërë “yjesh” të futbollit evropian, si Roberto Firminjo, Rijad Mahrez, Edouard Mendi e Alan Sant-Maksimin, tashmë arabët e Al-Ahli janë vënë pas një tjetër lojtari, i cili kërkohet nga jo pak “gjigandë” të “kontinetit të vjetër”.

Klubi saudit kërkon shërbimet e “yllit” maroken të Fiorentinës, Sofian Amrabat, për të cilin prej kohësh tashmë interesohen dhe “djajtë e kuq” të Mançester Jnajtid, teksa pritet një “garë” e ethshme mes dy klubeve për shërbimet 26-vjeçarit. Për kartonin e “katalizatorit” maroken të mesfushës, “violët” e Firences kërkojnë rreth 30 milionë euro dhe në media tashmë kanë qarkulluar lajme se italianë kanë pranuar një ofertë nga Junajtid për 25 milionë euro, por gjithçka mbetet për t’u parë deri në fundin e kësaj merkatoje vere që duket të jetë goxha e nxehtë.

 

sfidanti.al