Teksa pritej të vinte rinovimi, gjërat kanë marrë një rrjedhë tjetër dhe anësori i sulmit të “katalanasve” të Barcelona, Usman Dembele është shumë pranë kalimit te kampionët francezë të PSG.
“Ylli” 26-vjeçar ka gjetur akordin me “gjigandët” francezë, teksa mësohet se është arritur një marrëveshje verbale për një kontratë 5-vjeçare me “yllin” e sulmit. Në krahun tjetër, “parisienët” janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e Dembele prej 50 milionë eurosh dhe bordi i francezëve dëshiron t’i mbyllë shumë shpejt negociatat për të shtuar kështu një tjetër lojtarë cilësor për sezonin e ardhshëm.
sfidanti.al