Pas nënshkrimit me një sërë “yjesh” të futbollit evropian, si Kalidu Kulibali, Ruben Neves, Sergej Milinkoviç-Saviç e Malkom, tashmë “gjigandët” sauditë të Al-Hilal janë vënë pas një tjetër lojtari me goxha eksperiencë në “kontinentin e vjetër”.
Bëhet fjalë për portierin e Atletic Bilbao, Unai Simon, për të cilën “baskët” spanjollë kërkojnë rreth 50 milionë euro, teksa janë të gatshëm ta shesin portierin 26-vjeçar, për t’i dhënë mundësi talentit të klubit, Julen Agirezabala. Mirëpo, për Simon nuk ka interesim vetëm nga sauditët, pasi për të kanë shfaqur pëlqimin dhe londinezët e Tottenham, por ndryshe nga Al-Hilal, anglezët ofruan vetëm 20 milionë euro, shifër kjo e papranueshme nga spanjollët.
sfidanti.al