Liverpul nuk ndalet, tani do “yllin” e Ligue 1

Tekniku Jurgen Klop duket se kërkon të bëjë një revolucion të vërtetë në mesfushën e Liverpool këtë merkato vere, teksa pas argjentinasit, Aleksis Mek Alister dhe hungarezit, Domink Szoboszlai kërkon afrimin e një tjetër “ylli” në mesfushë.

Bëhet fjalë për “arkitektin” italian të mesfushës së PSG, Marko Verrati, mirëpo “të kuqtë” do të bëjnë një ofertë për këtë të fundit vetëm nëse shikon një çmim të arsyeshëm dhe duket marrë parasysh faktin që “parisienët” kërkojnë të rifreskojnë skuadrën kjo gjë mund të ndodhë.Nga specalistë të merkatos, kartoni i italianit, tashmë 30-vjeçar vlerësohet në 40 milionë euro, bazuar këtu dhe në faktin se ka dhe 3 vite të mbetura kontratë me francezët, mirëpo me anë të negociatave, “të kuqtë” mund të arrijnë shërbimet e “yllit” të mesfushës edhe për shifrën e 30 milionë eurove.

 

sfidanti.al