Bajern “shpreson”, “bavarezët” kërkojnë Fabinjon

Vetëm pak orë më parë, në tabloidet britanike qarkulloi lajmi se sauditët e Al-Itihad dhe “të kuqtë” e Liverpul kanë arritur një marrëveshje për transferimin e brazilianit Fabinjo, për shifrën e 40 milionë paundëve.

Mirëpo, duket se jo gjithçka ka përfunduar, pasi tashmë në garë për kartonin e 29-vjeçarit të mesfushës kanë hyrë dhe “bavarezët” e Bajern Mynih, me teknikun Tomas Tuhel, i cili e pëlqen shumë stilin e lojës së brazilianit. Deri më tani, nuk është raportuar për ndonjë ofertë të “bavarezëve” drejtuar “të kuqve”, megjithatë drejtuesit e Bajern janë në pritjë të “dështimit” të negociatave mes Liverpul e Al-Itihad, para se të futën në garë për brazilianin.

 

sfidanti.al