Kukureja jashtë Çelsit, spanjollin e duan “të gjithë”

Shansi iu dha, por nuk arriti të impresiononte. Anësori spanjoll i mbrojtjes së Çelsit, Mark Kukureja, duket se nuk është në listën e të përzgjedhurve të tekniku Poketino e për këtë arsye 24-vjeçari, 70 milionë euro mund të largohet këtë verë nga “Stamford Brixh”.

Për Kukurejan interes kanë shfaqur ekipe nga 3 top ligat në Evropës, Anglia, Spanja e Italia. Në Premier Ligë, Kukureja kërkohet nga “bardhezinjtë” e Njukasëll, me tekniku Edi Houe që e pëlqen shumë profilin e lojtarit. Në Spanjë, 24-vjeçari kërkohet nga Atletiko Madridi i Diego Simeones, me këtë të fundit që e shikon spanjollin lojtarin perfekt për mbrojtjen e tij me 5. Ndërkaq, në Itali, Kukureja pëlqehet shumë nga tekniku i Juventus, Masimiliano Alegri dhe 24-vjeçari mund të jetë “dhurata” e teknikut italian për sezonin e ri.

sfidanti.al