Vjen oferta e parë nga arabët, Al-Ahli do Sadio Mane

Disa ditë pritje pas aludimeve në media për transferimin e senegalezit të Bajern Mynih, Sadio Mane tashmë ka ardhur dhe oferta e parë nga klubet arabe e më konkretisht nga sauditët e Al-Ahli.

Sipas raportimeve më të fundit në mediat gjermane, klubi “bavarez” ka marrë një ofertë prej 25 milionë eurosh për “fantazistin” e sulmit dhe së shpejti mund të kemi një nisje të negociatave zyrtare mes dy klubeve.

sfidanti.al