Vjen “divorci” me kapitenin, Tadiç largohet nga Ajaks

Ajo çka pritej ndodhi dhe krisja mes holandezëve të Ajaks dhe “fantazistit” serb, Dushan Tadiç ka shkuar aq larg, saqë e ka detyruar kapitenin të ndërpresë kontratën në mënyrë të menjëhershme me klubin.

Ish-kapiteni i Ajaks ishte padyshim ndër protagonistët kryesorë në ecurinë fantasike të holandezëve në Ligën e Kampionëve gjatë sezonit 2018/2019, ku arritën deri në fazën e gjysmë-finaleve. Kapiteni nuk është aspak i kënaqur me politikat drejtuese të klubit dhe është tepër i zhgënjyer për mos prezencën në Çampions sezonin e ardhshëm e për këtë aryse u detyrua të largohet nga klubi.

sfidanti.al