“Blutë” e Çelsi po vazhdojnë merkaton e tyre të çmendur të verës, teksa pas largimit të një sërë yjesh, ku ndër ta ishin dhe Kai Havertz, Kalidu Kulibali e Kristian Pulisiç tashmë tekniku Poketino po kërkon afrime të tjera në skuadër pas Nikolas Xhekson e Kristofer Nkunku.
Tashmë objektivi i radhës i “bluve” është “fantazisti” algjerian i francezëve të Lion, Rajan Sherki. Vetëm 20 vjeç dhe tepër i talentuar Sherki luan në rolin e mesfushorit të avancuar, teksa i pëlqen shumë krijimi i aksioneve. Për kartonin e tij francezët kërkojnë plot 50 milionë euro, mirëpo “blutë” po mendojnë të mbyllin gjithë operacionin me vetëm 35 milionë euro.
sfidanti.al