Haleluja : presidenti Halili e merr klasën, stafi mbetet për vjeshtë!

Të gjithë kanë faj në futbollin tonë, vetëm presidentët mbeten të pafajshëmit e “përjetshëm”. Fill pas ndeshjes me Batumin, ku Tirana e “revolucionarizuar” me gjysmën e ekipit në formacion shpëtoi për qime, edhe nga dështimi në rezultat, presidenti Halili ka dhënë një deklaratë më befasuese se loja e ekipit të tij…

“Unë i kam bërë detyrat e mia. Kam sjellë futbollistë në skuadër. Ndoshta nuk janë ata që do stafi , por mendoj se kemi bërë merkato të kujdesshme”. Si ka mundësi që në një ekip “kampion moral” si Tirana, presidenti i bie gozhdës kur stafi.. godet patkoin ! Presidenti Halili mendon se i ka bërë detyrat, duke marrë futbollistë me kokën e vet, kurse stafi i ekipit, ata që thuhet shpesh se janë “truri bardheblu” ..paskan mbetur të shpërfillur!

Thonë prej kohësh se futbolli është një shkollë, ku secili ka detyrat e tij për të bërë, por në futbollin tonë , pra në futbolin e “shkollës së natës”, presidentët janë ata që nuk gabojnë kurrë dhe të tjerët janë ..mbushësit e topit. Si mund të thotë një president veteran, se vetë i ka bërë detyrat e veta ,, madje ka marrë notë të mirë! Stafi paska mbetur në klasë..s’i dashka futbollistët që i ka zgjedhur apo janë kanë sjellur presidentit Halili…

Sfidanti.al