Janë të rrallë lojtarët që e kanë rritur aq shumë rëndësinë e tyre pasi kanë mbushur moshën 30 vjeç. Karim Benzema duket sikur pikërisht tani po i afrohet kësaj moshe, ndonëse është 33 vjeç e më shumë. Me më shumë se 300 gola në 12 vjet në Madrid, sulmuesi francez është sot një nga legjendat, që po i afrohet bëmave të Di Stefanos, Pushkashit, Gentos, Santilianës, Raulit e Ronaldos. Presidenti i asaj kohe, Florentino Perez (gjithashtu edhe sot në detyrë), deklaroi në 2009 se Benzemaja 21-vjeçar mund të ishte “Ronaldo i Ri”, dhe ai pati të drejtë.
Përsa i përket golave, vetëm CR7, Rauli, Di Stefano dhe Santiliana kanë më shumë sesa ai me fanelën “merenges”. Gjithsesi, francezi nuk është vetëm histori, por edhe e sotmja, pasi është lojtari më i mirë i dy sezonevë të fundit, kandidat për Topin e Artë. Me formën që po kalon, Benzema cilësohet edhe e ardhmje e Realit, pasi pritet që të luajë edhe të paktën 2-3 vjet në nivele të larta. Ai mbetet kyç për afrimin e Kilian Mbapesë në “Bernabeu”, dhe me klasin, vizionin dhe altruizmin që ka, do të ishte më i përshtatshmi që kampioni i ri i botës të përshtatej sa më shpejt me ekipin e ri.
Sfidanti.al