Junajtid drejt Totenhemit, “thirrje lufte” pas katastrofës me Liverpulin

Kapiteni ka qenë nga më të kritikuarit këto kohë, por pavarësisht nga kjo, atij i takon që të japë shembullin. Për këtë arsye, Harri Megajer nuk mund të mbyllte gojën edhe pas humbjes katastrofike 0-5 në “Old Traford”. Mediat britanike shkruajnë se tek Mançester Junajtidi pati biseda të forta, dhe “thirrje lufte” për të reaguar ndërsa afrohet ndeshja ndaj Totenhemit në Londër. Tek Junajtidi pati pakënaqësi për vendimet e trajnerit Solskjer, dhe thuhet se Pol Pogba ishte shumë i zemëruar edhe sepse luajti pak (mori edhe të kuq për 20’). Gjithsesi, Megajer apo Ronaldo, si lojtarët me më shumë përvojë ishin në krahun e trajnerit dhe kjo jep shpresë që “djajtë e kuq” mund të reagojnë ndaj “gjelave”.

Sfidanti.al