Kjo ishte batuta në pjesën e famshme të humorit të Estradës së Fierit, “Dasma e Malos”. Dasmorët e uruan çiftin e ri të trashëgohej me “borrokoç mashkull” sipas traditës rurale shqiptare, ndërsa ne i themi me shaka, por edhe me ndjenjë të vërtetë pozitive Kristianos dhe Georginës të gëzohen me dy fëmijë të tjerë. Kjo sepse çifti i njohur lajmëroi se pret dy fëmijë binjakë. Ronaldo dhe Georgina kanë një vajzë së bashku, ndërsa CR7 ka fëmijë të tjerë, Kristiano Zhuniorin dhe binjakët Eva dhe Mateos, nga 4 vjeç.
Sfidanti.al