Asnjë në Europë nuk është si Napoli, madje as Milani!

Të dyja skuadrat kanë nga 28 pikë, që do të thotë nga 9 fitore e 1 barazim, por ajo e trajnerit Luçiano Spaleti (këtë herë i pezulluar) ka një golaverazh shumë më të mirë, 29-3 ndaj 23-9, që do të thotë +26 ndaj +14! E tillë gjendja e Napolit në Serinë A pas fitores së fundit 3-0 ndaj Bolonjës në stadiumin “Maradona”. Fabian Ruiz shënoi nga loja, ndërsa Lorenco Insinje shtoi dy rrjeta me penallti. Asnjë ekip në 5 ligat kryesore të Europës nuk është në nivelin e napolitanëve.

Ndihmësi i Spaletit, Domenikini, thotë se “grupi ynë i lojtarëve është i shëndetshëm dhe ndjek trajnerin”. Insinje shton se “jemi të ndërgjegjshëm se jemi të fortë”, ndërsa trajneri i Bolonjës, Sinisha Mihajloviç shprehet se “në garën për titull bëj tifo për Napolin, por nuk pati nevojë për penallti që të fitonet”.

Napoli: Ospina, Di Lorenco, Rrahmani, Kulibali, Rui (Gulam), Elmas (Deme), Fabian Ruiz, Lozano (Politano), Anguisa (Mertens), Insinje (Zielinski), Osimhen. Tr. Spaleti

Sfidanti.al