Me anësorin amerikan të sulmit, Kristjan Pulisiç të transferuar te “kuqezinjtë” e Milan, “blutë” e Çelsi janë në kërkim të një zëvendësuesi për 24-vjeçarin dhe mesa duket e ka gjetur në kampionatin francez.
“Blutë” e Londrës janë vënë pas 19-vjeçart të Lyon, Rajan Sherki, me francezin, i cili pëlqehet shumë nga tekniku argjentinas, Mauricio Poketino. Sherki vlerësohet nga tabloidet e merkatos në 30 milionë euro, mirëpo bordi i francezëve raportohet se nuk do të pranojë më pak se 40 milionë për kartonin e 19-vjeçarit, i cili shihet si një talent i madh i së ardhmes.
sfidanti.al