Dje ishte thjesht interesim dhe sot u zyrtarizua. “Katalizatori” i mesfushës së Lacios, Sergej Milinkovicc-Savicc do të transferohet te sauditët e Al-Hilal, për shifrën e 40 milionë eurove, të cilat duket të kenë qenë të mjaftueshme për “shqiponjat” e kryeqytetit italian.
Klubi nga Arabia Saudite dhe italianët kanë përgatitur të gjitha dokumentet e nevojshme për transferimin e mesfushorit e tanimë priten vetëm ekzaminimi mjekësor i mesfushorit dhe nënshkrimi i marrëveshjes. Siç thamë edhe më lart, Lacio pranoi një ofertë prej 40 milionë eurosh për kartonin e “yllit” serb të mesfushës, ndërsa ky i fundit do të firmosë me sauditët një kontratë 3-vjeçare, nga e cila do të përfitojë plot 20 milionë euro në sezon.
sfidanti.al