Pasi pësoi hemorragji cerebrale, mesditën e 7 korrikut, teksa ishte duke pushuar me familjen e tij në bregdetin kroat, “legjenda” e portës së Ajaks, Mançester Junajtid e Kombëtares holandeze, Edvin van der Sar ka dalë jashtë rrezikut për jetën.
Lajmin e mirë, nëpërmjet profilit zyrtar të klubit të Ajaks, e dha e shoqja e “shtatlartit” holandez, Anamari van der Sar, e cila tha se Edvin është ende në terapi intensive, por gjendja e tij tashmë është stabilizuar.
“ Edwin është ende në terapi intensive, por gjendja e tij është stabile. Asgjë nuk kërcënon jetën e tij. Sa herë që e vizitojmë, ai është i shoqërueshëm. Duhet të jemi të durueshëm dhe të shohim se si do të zhvillohet situata më tej”,- u shpreh e shoqja e ish-portierit.
sfidanti.al