Ançeloti akuzohet për evazion fiskal në Spanjë

Trajneri italian i Real Madrid, Karlo Ançeloti, akuzohet se ka fshehur një shumë prej 400 mijë eurosh nga të drejtat e tij të imazhit në vitin 2014, një vit pas fillimit të aventurës së tij të parë në Spanjë, me “galaktikët” e Real Madrid.

Kjo lloj metodike rezulton të jetë një fenomen i zakonshëm në futbollin spanjoll, por në anën tjetër përmendet se Ancelotti del i pastër në hetimin tjetër nga policia financiare dhe autoritetet tatimore për fshehjen e të ardhurave shumë të mëdha në vitin 2015. Në fakt, theksohet se tekniku italian kishte pranuar se këshilltarët e tij financiarë në atë kohë e çuan në vendime të gabuara dhe se kishte këshilla të këqija nga këshilltarët e tij tatimor në atë kohë. Ky pranim do të bëjë që gjykata të vendosë një dënim me marrëveshje, i cili në thelb do të jetë një gjobë e rëndë monetare.

sfidanti.al