Lukaku, Aubamejang, Nikolas Xhekson, Kristofer Nkunku e Armando Broja. Kështu pritet të jetë sulmi i “bluve” të Çelsi, për sezonin e ardhshëm, mirëpo shpenzimet e tepërta gjatë dimrit dhe mundësia për të fituar disi nga transferimet këtë merkato vere ka ndryshuar planet e “londinezëve” dhe “bomberi” 34-vjeçar nga Gaboni, Pier-Emerik Aubamejang nuk është më pjesë e planeve të tekniku Poketino, me këta të fundit që e kanë në shitje sulmuesin.
Për Aubamejang interesohen sauditët e Al-Ettifaq, të cilët vetëm pak ditë më parë zyrtarizuan “legjendën” e mesfushës së Liverpul, Stiven Zherard, si trajnerin e tyre, duke filluar që nga sezoni i ardhshëm. Në krahun tjetër, në rast largimi të Aubamejang dhe me sulmuesin belg, Romelu Lukaku, pranë largimit nga “blutë”, “bomberi” shqiptar, Armando Broja do të ketë më shumë hapësirë për të fituar minuta tepër të rëndësishme loje, sezonin e ardhshëm.
sfidanti.al