E bujshme nga Franca, Luis Enrike i kërkon PSG-së talentin “katalanas”

Ardhja e teknikut spanjoll, Luis Enrike në krye të “gjigandëve” francezë të PSG solli një “revolucion” të vërtetë në “Parc des Princes”, teksa deri më tani kanë ardhur plot 6 lojtarë të rinj në kryeqytetin francez.

Mirëpo, duket se merkato nuk do të mbarojë me kaq dhe sipar raportimeve më të fundit, nga mediat franceze, tekniku “iberik” po kërkon të sjellë në Paris, një ndër talentet më premtues në botën e futbollit, spanjollin, Pedri. Mesfushori ka një klauzolë prej 110 milionë eurosh dhe pëlqehet shumë nga tekniku Luis Enrike, mirëpo pavarësisht vështirësive ekonomike që po kalon “katalanasit” e Barcelona nuk do ta lëshojnë kollaj “yllin” e tyre të mesfushës.

 

sfidanti.al