Hazar dëgjoje Sarrin, për trajnerin je mbi Mesin e Ronaldon

Ia thoshte disa kohë më parë Zhoze Murinjo, tani i njëjti refren nga Mauricio Sarri. Eden Hazar e ka të shkruar në fatin e tij se duhet të bëhet më i mirë sesa Lionel Mesi e Kristiano Ronaldo. i tillë është talenti i lojtarit ofensiv belg, që mesa duket zgjodhi të vazhdonte tek Çelsi.

Ai nuk u bë një “galaktik” në Madrid, por Sarri kërkon që të jetë një “galaktik” në Londër. “Edeni mund të përmirësohet, madje mund të përmirësohet shumë, – u shpreh italiani, – ai mund të bëhet numri 1 në botë. Gjithçka varet nga ai. Mund të jetë më i miri për nivelin teknik apo edhe për golat, por duhet të punojë më shumë nga ana fizike”.

Sarri duket se i premton Hazarit që të jetë më pranë portës kundërshtare, diçka që ndodh në kombëtaren e Belgjikës me trajnerin Martinez, por nuk ndodhte shpesh tek Çelsi me Murinjon apo Konten.

Sfidanti.al