Barcelona e sezonit të kaluar pati shumë variacione taktike, diçka që pritej me largimin e Nejmarit, me rënien fizike të Iniestës dhe me ardhjen e një trajneri specialist si Ernesto Valverde. Gjithsesi, sezoni i ri duket se po kthen “huqin” e vjetër. Katalanasit, siç njoftojnë mediat, pritet të luajnë që sonte, ndaj Alaveshit në “Kamp Nou”, me skemën 4-3-3.
Kjo do të thotë se do të kthehet treshja e sulmit, edhe pse jo me Nejmarin. Valverde ka në dispozicion Lionel Mesin, Luis Suarezin si dhe Usman Dembelenë, i cili po bind gjithnjë më shumë, siç e tregoi këtë verë. A nuk ishte më mirë Valverde me skemë tjetër? “Unë ndihem komod me atë skemë, me të cilën ekipi ndihet komod”, – ishte përgjigja e tij në konferencën për shtyp. Pra, Barça nuk ka më treshen MSN, por treshen e re MSD!
Sfidanti.al