Ditën e fundit të sezonit veror të transferimeve në Itali erdhi një lajm befasues nga klubi i Juventusit. “Zonja e vjetër” konfirmoi se më mirëkuptim dypalësh u prish marrëveshja e klubit me Klaudio Markizion që të gjithë karrierën e tij e ka kaluar te Juvja dhe e ka mbajtur veshur bluzën bardhezi plot 25 vite.
Media italiane shkruan se ka shumë mundësi që ky futbollist veteran italian me shumë përvojë do ta vazhdojë karrierën e tij në SHBA, konkretisht, në kampionatin kryesor amerikan, MLS.
Sfidanti.al