Mungon vetëm zyrtarizimi, Pulisiç vishet “kuqezi”

Shitja e Sandro Tonali te Njukasëll ka mbushur goxha arkat e Milanit, me “kuqezinjtë” që pas transferimit të portierit Marko Sportjelo, mesfushorit anglez Ruben Loftus-Çik dhe anësorit argjentias Luka Romero, tashmë është pranë akordit me objektivin e radhës të kësaj merkatoje vere.

Bëhet fjalë për anësorin e sulmit të Çelsit, Kristjan Pulisiç, me klubet që kanë arritur më në fund akordin për shifrën e 20 milionë euro. Përsa i përket akordit me lojtarin, gjithçka ishte zgjidhur prej ditësh dhe ishte pikërisht 24-vjeçari, i cili ushtroi “presion” anglezëve për të përfunduar këtë operacion.

sfidanti.al