Organizatat më të larta të futbollit në Evropë e Amerikën e Jugut, UEFA dhe CONMEBOL kanë njoftuar krijimin e “Challenge Cup”, kompeticion i përbërë nga një ndeshje, ku do të përballen ekipi fitues i Europa Ligës me atë të Kupës Sudamerikane
Ndeshja e parë e këtij formati, i quajtur “Antonio Puera XII” do të zhvillohet mbrëmjen e 19 korrikut, në arenën “andaluziane” të “Ramon Sanchez Pizjuan”, mes vendasve të Sevija dhe ekuadorianëve të Independiente del Vale dhe do të zgjasë vetëm 90 minuta, ku në rast barazimi fituesi do të përcaktohet me penallti.
sfidanti.al