Legjenda e futbollit holandez në gjendje kritike për jetën

Më i miri i kohës së tij dhe ndër më të mirët e historisë së futbollit evropian e atij holandez, “gardiani” i portës, Edvin Van der Sar ka pësuar një hemorragji cerebrale gjatë pushimeve, që po kalonte në Kroaci.

Aktualisht, legjenda e portës së “tulipanëve” ndodhet në terapi intensive dhe ende nuk ka një informacion mbi gjendjen aktuale të “shtatlartit”, i cili gjatë karrierës së tij u kthye në një emblemë në portën e Ajaks dhe Mançester Junajtid.

sfidanti.al