Nuk ka rinovim e as largim, Mbape qëndron në Paris

Vetëm 1 ditë më parë, Presidetni i PSG, Naser Al-Kelaifi i dha “yllit” francez, Kiljan Mbape, një “ultimatum” publik, ku i kërkonte sulmuesit francezë të rinovojë kontratën këtë verë ose do të shitej te klubi, që do të ofronte më shumë për kartonin e tij.

Megjithatë, ky ultimatum, nga “numri 1” i klubit francez nuk ka ndikuar aspask te vendimet e “yllit” të “gjelave”, i cili i ka kthyer përgjigje bordit ditën e sotme, nëpërmjet nënës së tij, e cila është dhe menaxherja e lojtarit.

Nënkampioni i botës u tha kampionëve të Ligue 1 se nuk do të rinovojë kontratën dhe se nuk do të shkojë në një ekip tjetër këtë ver, teksak ka vendosur se do të jetë prezent në grumbullimin e skuadrës të planifikuar për në datën 20 korrik.

sfidanti.al