Mbrëmjen e 11 korrikut, “demat e kuq” të Partizanit do të presin në “Air Albania”, kampionët bjellorusë të BATE Borisov, në përballjen e parë të vlefshme për kualifikueset e UEFA Champions League dhe ditën e sotme kampionët e Superiores i kanë dorëzuar UEFA-s, listën e 22 lojtarëve që do të jenë pjesë e skuadrës për përballjen e parë ndaj BATE-s.
Çka bie në sy është mungesa e dy prej protagonistëve të sezonit të shkuar, portierit Bekim Rexhepi, si dhe e “fantazistit” kongolez, Masanga Matondo. Në përballjen ndaj bjellorusëve do të mungojë gjithashtu dhe afrimi më i ri i “demave”, Gjelbrim Taipi, me ish-kapitenin e Kukësit, që ditën e djeshme nisi zyrtarisht “aventurën” e tij me “të kuqtë” e kryeqytetit.
sfidanti.al