Të shumta ishin aludimet për largimin e tij, por mesa duket akordi është arritur. Andre Onana është shumë pranë transferimit te “djajtë” e Mançester Junajtid, për shifrën e majme të 55 milionë eurove.
Ditën e djeshme, “zikaltërit” refuzuar një ofertë të anglezëve prej 50 milionë eurosh dhe këta të fundit nuk janë ndalur për shërbimet e kamerunasit dhe mendojnë se shifra prej 55 milionë eurosh mjafton për shërbimet e 27-vjeçarit, me bordin e Inter, që më parë deklaronte se kërkonte 60 milionë per kartonin e “gardianit” të saj.
Në krahun tjetër, bordi “zikaltër” ka vendosur që milionat e përfituara nga shitja e Onana të investohen në blerje përfundimtare të “bomberit” belg, Romelu Lukaku nga “blutë” e Çelsi.
sfidanti.al